Policia e Kosovës sot ka informuar se tre persona janë arrestuar në Pejë për dy vepra penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas Policisë, deri te incidenti ka ardhur pasi të dyshuarit kanë kanosur njëri-tjetrin përmes mesazheve, derisa njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 31.01.2023, rreth orёs 18:15, ёshtё njoftuar se nё rrugёn “Papa Klementi” nё Pejё ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rrahje, deri te incidenti ka ardhur pasi qё peronat e dyshuar kanё shkёmbyer sms nё mes vete tё cilёt kanё kanosur njёri tjetrin. Njёri nga tё dyshuarit pasi qё kishte lëndime trupore menjёherё ёshtё dёrguar nё emergjencёn e Spitalit rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor dhe mё pas ёshtё sjellё nё Stacionin Policor nё Pejё pёr intervistim”, ka bërë të ditur Policia.
Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt.