Një person ka humbur jetën, pasi ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga ndërtesa dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me rast janë duke u marrë edhe inspektorët e punës. I dyshuari mashkull kosovar pronar i kompanisë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews