UBT News

Policia apelon shoferët për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me borë dhe ngrica

Policia e Kosovës ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version