Polici amerikan, Watson Morgan, e ka vrarë bashkëshorten e tij shqiptare, Ornelën, dy fëmijët e tyre dhe më pas edhe veten.
Trupat e tyre u gjetën në shtëpinë e tyre në Clarkstoën, dhjetëra kilometra larg Manhattani, pasi që Morgani nuk ishte lajmëruar në punë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
“Në këtë fazë hetimesh, besohet që Ëatsoni ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tij, para se ta vriste veten me revole”, ka thënë departamenti policor i Clarkstoënit në një komunikatë.
Një fqinj i tyre kishte thënë për The New York Post që familja dukej “përkryeshëm amerikane” dhe që “kurrë në një milionë vjet nuk do ta prisja që ai të bënte diçka të tillë”.