UBT News

Policët sulmohen në veri me granata dore e Ak-47, Sveçla jep detaje

Zyrtarët policorë janë sulmuar me granata dore e Ak-47 në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se sulmi ka ndodhur sot rreth orës 07:40 minuta.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Sveçla tutje bëri me dije se policët ishin duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare, kur ka ndodhur sulmi.

“Sot rreth orës 7 e 40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë duke shkuar për realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dorë dhe Ak-47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Grupe të ndryshme në 3 ditët e fundit kanë realizuar 4 sulme në atë zonë”, tha Sveçla, njofton Klankosova.tv.

“Sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqa metalik në rrugën nacionale në kohën e njëjtë me sulmin e sotëm, më qëllim që të pamundësojnë punën e policisë dhe të njëjtën kohë të rrezikojnë jetën e pjesëtarëve të polisicë. Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajte me gurë mbi një veturë të policisë. Sulmi i tretë publik, ka ndodhur mbrëmë në afërsi të punktit policor i cili bën sigurimin e pengesave të rrugëve ilegale. Është gjuajtur me armë dhe sot sulmi i drejtpërdrejt, ku janë goditur dy vetura të cilat transportin policët në pikat kufitare”, tha ndër të tjera ministri.

Exit mobile version