UBT News

Policët e liruar arrijnë në Merdare, Kelani i pret në kufi

Tre policët e liruar nga Serbia kanë mbërritur në pikën kufitare me Serbinë në Merdare. Në kufi ata janë pritur nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Në Twitter kryeministri dhe presidentja e vendit njoftuan për lirimin e tyre.

Exit mobile version