UBT News

Polica rrethon shtëpinë e ish-presidentit të Hondurasit

Policia e kryeqytetit të Hondurasit, Tegucigalpa ka rrethuar shtëpinë e ish-presidentit Juan Orlando Hernández.

Zyrtarët policorë rrethuan shtëpinë e tij disa orë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ekstradimin e tij për akuzat e drogës të cilat ai i mohon.

Ministri i Sigurisë i Hondurasit tha se Hernández ishte brenda në shtëpinë e tij dhe se policisë iu kërkua t’ia rrethojnë shtëpinë për të parandaluar arratisjen e tij, derisa ata prisnin që të lëshohej urdhër arresti.

Hernández qeverisi Hondurasin prej vitit 2014 e deri në janar të këtij viti. Ish-presidenti akuzohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës ku përfshihej vëllai i tij më i vogël, Tony Hernandez. Ky i fundit vitin e kaluar u dënua me burgim të përjetshëm në ShBA.

Gjatë gjyqit të Tony Hernández, prokurorët thanë se bosi famëkeq meksikan i drogës Joaquín “El Chapo” Guzmán i kishte dorëzuar personalisht Tony Hernández 1 milion dollarë. Sipas prokurorëve, “El Chapo” i kishte thënë vëllait të vogël të Hernández t’ia kalonte paratë vëllait të tij, Juan Orlando, si ryshfet./UBTNews

Exit mobile version