Në Raportin 24 orësh të Policisë se Kosovës në Gjilan, fshatin Muçibabë është raportuar për një dron të paidentifikuar.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë konfiskimin e dronit.
Mjeti fluturues është vërejtur në një zonë malore nga dëshmitarët.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat dhe pronësinë e këtij mjeti.
“Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
