UBT News

​Podujevë: Theret një person, arrestohen dy të dyshuarit

Të dielën në Podujevë janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen ta kenë therur me thikë një person tjetër.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version