UBT News

Podujevë, një objekt përfshihet nga zjarri, evakuohen disa persona

Disa persona u evakuuan dje në Peran të Podujevës, pasi një objekt u përfshi nga zjarri.

Policia sot informoi se lidhur me rastin u arrestua një person.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse me ç’rast janë evakuuar disa persona dhe zjarri është shuar nga zjarrfikësit. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, bëri të ditur Policia.

Rasti po hetohet.

Exit mobile version