Në fshatin Lluzhan të Podujevës, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj, pasiqë gjatë kontrollimit në veturën e tyre kanë hasur dhe konfiskuar një mijë e 145 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Policia raporton se është kryer bastisje në shtëpinë e pronarit te veturës por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
Tek të dyshuarit si prova shtesë janë sekuestruar: tre telefona celular dhe një veturë.
Pas intervistimit në prani te avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /UBTNews/