UBT News

Podujeva fillon vaksinimin e stafit shëndetësor

Edhe në komunën e Podujevës ka filluar sot vaksinimi i personelit shëndetësor me dozat e para të vaksinës AstraZeneca që Kosova i pranoi të dielen e 28 marsit.

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë e vizitoi i pari i komunës, Shpejtim Bulliqi, i cili u njoftua nga afër me procesin e vaksinimit, ku në fazën e parë pritet të vaksinohen 150 pjesëtarë të personelit shëndetësor.

Komuna është në kontakt të vazhdueshëm me instancat relevante për të siguruar sa më shumë vaksina, sepse siç thuhet në njoftim, kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i vaksinuar vetëm stafin shëndetësor, ku në komunën e Podujevës janë rreth 250.

“Falënderoj stafin e specializuar të QKMF-së për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ata ishin në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe ata meritojnë të jenë të parët edhe në vaksinim. Duke e konsideruar prioritet kryesor vaksinimin e tyre, une nuk do të vaksionohem në këtë periudhë me qëllim që t’u japim përparësi personelit shëndetësor. Me këtë rast apelova në radhë të parë stafin shëndetësor, por edhe qytetarët në përgjithësi që të vaksinohen, sepse kjo është mundësia e vetme që t’i japim fund pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Podujevë, sot ka filluar procesi i vaksinimit të personelit…

Posted by Shpejtim Bulliqi on Wednesday, April 7, 2021

Exit mobile version