UBT News

Po zhvillohet një vaksinë që mund të vrasë kancerin e trurit

Shkencëtarët po zhvillojnë një vaksinë që mund të vrasë dhe parandalojë njëkohësisht kancerin e trurit duke ripërdorur qelizat e gjalla të tumorit.

Gjiganti amerikan i bioteknologjisë Moderna po punon në këtë drejtim me të njëjtën teknologji mRNA që e përdori gjatë zhvillimit të vaksinës së koronavirusit, ndërsa zhvilluesit në firmën gjermane BioNTech besojnë se vaksina të tilla mund të jenë të disponueshme brenda një dekade.

Vaksinat e personalizuara të bëra nga ADN-ja e pacientëve individualë, falë metodave të ngjashme që prodhuan vaksinën AstraZeneca COVID, kanë prodhuar rezultate “me të vërtetë shpresëdhënëse”. Por shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Harvardit në Boston, Massachusetts, kanë një qasje ndryshe ndaj vaksinës së tyre të kancerit të trurit duke u përpjekur t’i kthejnë vetë qelizat e tumorit në agjentë kundër kancerit.

“Ekipi ynë po ndjek një ide të thjeshtë: duke marrë qelizat e kancerit dhe duke i transformuar ato në vrasës kanceri dhe vaksina”, shpjegoi autori i studimit, Khalid Shah.

“Duke përdorur inxhinierinë e gjeneve, ne po ripërdorim qelizat e kancerit për të zhvilluar një terapi që vret qelizat e tumorit dhe stimulon sistemin imunitar, për të shkatërruar tumoret parësore dhe për të parandaluar kancerin”, deklaroi ai tutje.

Studimi i rishikuar është publikuar në revistën Science Translational Medicine./UBTNews/

Exit mobile version