UBT është duke vazhduar me Programin Përgatitor të Maturës 2024. Mijëra maturantë të shkollave të mesme në mbarë vendin, këtë vit po përgatiten t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës.
Nën organizimin e UBT-së, janë duke vazhduar sesionet informuese për maturantët e shumtë, që janë duke shprehur interesim të madh për programet e UBT-së, si institucion lider i arsimit të lartë.
Maturantët ndër të tjera, janë duke u informuar me shërbimet e Qendrës së Karrierës, teksa dekanët e Fakulteteve që janë në UBT, po prezantojnë programet unike të studimit që janë në UBT.
Programi Përgatitor i Maturës 2024 është pa pagesë dhe është duke u organizuar në lëndët: Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze, Biologji, Fizikë, Kimi, TIK, Matematikë II, Ekonomi dhe Mjekësi.