18 persona janë shpëtuar dhe dy të tjerë mbetën nën rrënoja në Kiev si pasojë e një sulmi me dronë kamikazë të hënën, sipas kryebashkiakut Vitali Klitschko.
“Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar. Shuarja e strukturave të shkatërruara të ndërtesave dhe prishja e rrënojave është duke vazhduar”, tha ai në një deklaratë.
Kievi u godit të paktën katër herë në sulmet ruse me dronë “kamikazë” të hënën, sipas administratës ushtarake të qytetit./UBTNews/