Të shtëna me armë mund të dëgjohen në afërsi të spitalit al-Quds në qytetin e Gazës, raporton Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës.
“Bombardime dhe shpërthime të dhunshme po dëgjohen në atë zonë”, shkroi grupi në “X”.
Të dielën, Gjysmëhëna e Kuqe palestineze njoftoi se spitali, i dyti më i madh në Gaza, ndërpreu veprimtarinë për shkak të mungesës së naftës derisa forcat izraelite filluan ta bombardojnë enklavën./UBTNews/