UBT News

Po qëndroni shumë e zbehur, këto janë arsyet

Nëse ju bëjnë shpesh pyetjen ‘Pse je zbehur kaq shumë? E, përveç kësaj ju plasin qoshet e buzëve, thonjtë thyhen lehtë, dhe rri gjithmonë e lodhur, atëherë mund të jeni anemik. Kujdes! Nëse nuk trajtohet, mund të paraqet rrezik për jetën.

Anemia do të thotë pagjakësi. Kjo sëmundje uljen e masës së eritrociteve në gjak, që përcillet me zvogëlimin e koncentrimit të proteinës së quajtur hemoglobinë. Zakonisht shkaktohet nga mungesa e hekurit.

Shumë probleme

Problemi i deficitit të hekurit, paraqitet në rastet kur nuk absorbohet mjaftueshëm në organet e tretjes (p.sh. pas operacioneve) apo me rastin e humbjes më të madhe të gjakut (p.sh. gjatë menstruacioneve).

Sasia e hekurit mund të jetë më e vogël gjatë kohës së shtatzënisë apo gjatë rritjes së shpejtë. Mangësia e tij, mund të jetë rezultat i të ushqyerit jo-adekuat., nëse jeni duke humbur vazhdimisht hekur, kjo mund të tregojë se ndoshta keni problem me shëndet.

Te shumica e anemikëve vërehet: Dobësimi, plogështia, rrahje të forta të zemrës dhe frymëmarrje e rënduar, tek femrat shprehet me kokëdhembje. Lëkura duket më e zbehtë.

Dieta adekuate

Mungesën e hekurit mund ta përmirësoni, duke përdorur dietë. Ajo duhet të jetë e shumëllojshme sidomos në periudha të caktuara të jetës, burim i mirë i hekurit është mishi, peshku, e verdha e vezës, perime me gjethe të gjelbra, patate, karota, rrepa, lulelakra, drithëra, fruta dhe fruta të thata.

Shpesh është e domosdoshme që hekuri të jepet në mënyrë orale, përmes pilulave., trajtimi i anemisë është një moment i rëndësishëm. Njerëzit e arsyetojnë rëndom aneminë me mungesën e hekurit dhe shkojnë direkt në farmaci dhe marrin atje mjekim. Anemia trajtohet sipas shkakut dhe me doza të përcaktuara mirë nga mjeku hematolog. Kohëzgjatja e mjekimit përcaktohet në bazë të ekzaminimeve periodike ciklike. /UBTNews/

Exit mobile version