Fotografia e zonjës Panagiota në ishullin Evia pushtoi ballinat e mediave greke dhe atyre të huaja.
Me dorën në gjoks, sytë mbyllur dhe gojën hapur, ajo shfaq dhimbjen dhe dëshpërimin që ndjen në momentin kur largohet nga shtëpia e saj në Gouves.
“Më turbulloi mendjen. S’dija si të veproja. Bërtisja. Nuk isha e vetëdijshme në atë moment. Unë qava e dëshpëruar dhe nga tensioni i lartë i gjakut rashë në tokë. Policia më mori dhe më çoi në qendrën shëndetësore”, deklaroi ajo.
“E dua vendin tim. Shumë fëmijë nga fshati u mblodhën dhe me tanke, provuan dhe shpëtuan shtëpitë”, deklaroi ajo më tej./UBTNews