Çdo emër mbart një simbolikë të veçantë. Përveç faktit që do t’ju duhet të përgatisni shtratin, ushqimin dhe të zgjidhni një veteriner profesionist për kafshën tuaj të adhuruar shtëpiake, do t’ju duhet të zgjidhni edhe emrin e saj.
Këta janë emrat më të njohur për qentë në të gjithë botën, pavarësisht nëse janë të gjinisë mashkullore apo femërore.
Luna – Do të thotë Hënë, pra është emri i një personazhi të njohur në filmin ”Harry Potter” – Luna Lovegood.
Max – Emër i shkurtuar nga Maximilian, që do të thotë më i madhi. Emri u rrit në popullaritet pas publikimit të Gladiator Ridley Scott më 2000, me Russell Crowe në rolin kryesor.
Bella – Në italisht do të thotë e bukur, kurse popullariteti aktual i emrit mund të ketë të bëjë me Mjellmën e Bardhë nga saga Twilight.
Lola – Ky emër i zakonshëm femëror në spanjisht është një formë e shkurtuar e emrit Dolores, që do të thotë trishtim, transmeton Telegrafi.
Molly – Një emër që përdoret shpesh. Kohët e fundit është popullarizuar në filmin për magjistarin Harry Potter.
Charlie – Ky emër do të thotë “njeri i lirë”. Personazhet e njohura të quajtur Charlie përfshijnë Charlie Brown, personazhi kryesor në serinë e librave komikë Peanuts, dhe Charlie Harper nga Two and a Half Men, i interpretuar nga aktori Charlie Sheen.
Buddy – Ishte fillimisht një pseudonim për një mik, dhe më pas u bë një emër i pavarur. Rocky. Ky emër u bë i njohur falë Rocky Balboa.
Jack – Emri tradicional anglez Jack do të thotë “Zoti është i mëshirshëm”.
Lucy – Vjen nga emri latin Lucius, që vjen nga fjala lux, që do të thotë dritë. /UBT News/