UBT News

Po luanin bixhoz, policia arreston një person në Skenderaj

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Skenderaj ka hasur në një lokal në të cilin disa persona ishin duke luajtur bixhoz. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një sasi parash dhe 3 kompjuter.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

Exit mobile version