UBT News

Po luanin bixhoz, iniciohet rast penal ndaj pesë personave në Kaçanik

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor mbrëmjen e të hënës pesë persona të fshatit Dubravë të Kaçanikut, pasi të njëjtit kishin zhvilluar aktivitet jashtëligjor, duke luajtur bixhoz.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se Policia për rajonin e Ferizajt ka reaguar menjëherë pasi ka marrë informatat se në një lokal të fshatit Dubravë po zhvillohej aktivitet jashtëligjor.

“Njësitet reaguese në mbështetje edhe nga hetuesit e këtij stacioni kanë reaguar menjëherë dhe aty kanë hasur pesë (5) persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, ka bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një fletore me shënime të personave, një shumë të caktuar të parave gjatë lojës, dhe letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar”, thuhet në komunikatë.

Me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” për procedura të mëtejme hetimore.

Exit mobile version