UBT News

Po luanin bixhoz, arrestohen 15 persona në Ferizaj

15 persona janë arrestuar në Ferizaj pasi të njëjtit po zhvillonin lojëra të fatit në një lokal në Ferizaj.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se si prova materiale janë konfiskuar 851 çipa dhe 19 palë letra bixhozi.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version