Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë e po ashtu edhe para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë”.
Ky aksion u zhvillua pas plagosjes së gruas në Fushë Kosovë, të martën, ku i dyshuar është bashkëshorti i saj.
Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, institucionet e shtetit janë fajtorë pse kjo dhunë nuk po ndalet, pasi personat e dyshuar nuk po dënohen me dënim maksimal.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminisit, ka kërkuar nga institucionet e shoqëria t’iu dalë në krahë grave.
Vetëm për një javë, një grua është vrarë nga burri i saj në Graçanicë dhe një tjetër ka tentuar ta vras gruan e tij në Fushë Kosovë./UBTNews/