Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur kundër vazhdimit të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe ngritjen e këtij modeli në vendet e tjera, ai tha se përsëritja do të sillte shqetësime për të drejtat e njeriut.
“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurohemi që të drejtat e individëve të burgosur të respektohen”?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ngriti këtë pyetje, duke theksuar se këto qendra do të rëndojnë “në ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian”.
Megjithatë pakti Rama-Meloni nuk është kundërshtuar në BE, të paktën nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Por, ajo mori kthesë, kur një gjykatë italiane urdhëroi kthimin e emigrantëve afrikanë nga Shqipëria, vetëm pas dy ditësh qëndrimi.
“Pranimi i përkohshëm i refugjatëve nëse e kërkon urgjenca është, natyrisht, gjithmonë i mundur. Për shembull, strehimi i shtetasve afganë në Ballkan, kur Talebanët morën pushtetin, por kjo nuk ka ngjashmëri me modelin që po diskutojmë. Po flasim për qenie njerëzore që ndaj të cilëve duhet të ketë kujdes”, ka thënë Kurti.