UBT News

Po e rrezikoni shëndetin, zgjatuesit nuk e përballojnë fuqinë e këtyre pajisjeve!

Charanjit Mannu, ekspert i fushës elektrike dhe drejtues në Elec Training, ka lëshuar një paralajmërim të fortë mbi rreziqet që lidhen me përdorimin e zgjatuesve elektrikë për disa pajisje shtëpiake.

Ai zbuloi se çdo vit ndodhin shumë zjarre në banesa për shkak të mbingarkesës së zgjatuesve nga pajisjet me konsum të lartë energjie.

“Statistikat janë shqetësuese. Përjetojmë shumë raste ku zjarret shkaktohen nga zgjatuesit, sepse njerëzit nuk kuptojnë se cilat pajisje janë shumë të fuqishme për t’u përdorur me ta,” tha ai.

Mannu theksoi se pajisje si çajnikët elektrikë, ngrohësit dhe tosterët duhet të lidhen gjithmonë direkt në prizë, jo në zgjatues.

“Këto pajisje tërheqin sasi të mëdha rryme, më tepër se sa mund të përballojë në mënyrë të sigurt një zgjatues i zakonshëm. Një çajnik konsumon rreth 3000 vat, ngrohësit elektrikë përdorin 3000 vat ose më shumë, ndërsa një toster 800 deri në 1500 vat,” shpjegoi ai.

Eksperti nga Wolverhampton shtoi se pajisjet me fuqi të lartë mund të shkaktojnë ngrohje të tepërt të zgjatuesve.

“Kur zgjatuesit mbinxehën, plastika mbështjellëse mund të shkrihet dhe të ndezë materialet përreth. Shumë njerëz përkeqësojnë situatën duke i mbështjellë zgjatuesit gjatë përdorimit, gjë që përqendron nxehtësinë në një zonë të vogël,” paralajmëroi ai.

Ai theksoi gjithashtu se rreziku rritet kur në të njëjtin zgjatues lidhen disa pajisje të fuqishme njëkohësisht.

“Kam parë raste ku njerëzit lidhnin një çajnik, një mikrovalë dhe një toster në të njëjtin zgjatues në kuzhinë. Kjo është e rrezikshme, pasi fuqia totale që kërkojnë këto pajisje tejkalon ndjeshëm kapacitetin e sigurt të çdo zgjatësi shtëpiak,” përfundoi ai. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version