Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stacionin Qendror të Frankfurtit mbrëmjen e së martës, kur një ekzekutim mafioz ka ndodhur në platformën 9. Rreth orës 21:00, një individ është qëlluar në kokë me plumba pas mbërritjes së një treni. Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur viktimën dhe është përpjekur të largohet.
Autori i krimit është kapur dhe arrestuar nga policia federale në stacionin e trenit. Zëdhënësi i policisë, Björn Thies, njoftoi se janë identifikuar të dy palët, autorin dhe viktimën, dhe se do të jepen më shumë detaje gjatë ditës.
Për shkak të ngjarjes, Stacioni Qendror i Frankfurtit është mbyllur për 25 minuta. Hetimet për motive dhe lidhjet e mundshme mafioze janë në vazhdim./UBTNews/