Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq është shprehur i bindur se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë, do ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve në mes dy vendeve.
Ai pas takimit me Kurtin në një konferencë të përbashkët për media, ka thënë se kjo vizitë do ndikojë në rritjen e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në mes Kosovës dhe Kroacisë.
Plenkoviq tha se kanë shqyrtuar marrëveshjet bilaterale dhe ka vend për marrëveshje tjera.
Derisa ka premtuar mbështetje në rrugën evropiane të Kosovës, liberalizimin e vizave dhe reformën evropiane.