Një plagosje ka ndodhur dje në Prishtinë, pas një konflikti fizik për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës. PK-ja e ka arrestuar një person në lidhje me rastin.
Rasti është hapur si “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhënie ndihmë kryesit të veprës”, pasi arma e ftohtë (thika) është gjetur tek babai i të dyshuarit.
“Prishtinë 26.10.2022-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar lidhur me ndërprerjen-shkëputjen e marrëdhënies së punës, të njëjtit janë përfshirë në konflikt fizik duke e goditur njëri tjetrin, ndërsa i dyshuari pasi kishte dalë nga lokali kishte marrë një mjet të mprehtë-thikë dhe kishte goditur viktimën tjetër (m/sh/k) i cili po ashtu ishte i përfshirë në rast, të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe ndaj prindit (babait) të dyshuarit është iniciuar rasti “dhënie ndihmë kryerësit të veprës penale”, pasi që mjeti i dyshuar-thika e cila ishte përdorur, gjatë kontrollit është gjetur te i dyshuari-prindi i tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti është duke u hetuar.