Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 07:00 kanë marr informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, sipas Ahmetit po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.