Një person është plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore gjatë një mosmarrëveshjeje mes disa personave në Vushtrri.
Sipas Policisë së Kosovës, në incident dyshohet se janë përfshirë gjashtë persona. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar tri gëzhoja.
Gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një pistoletë me katër fishekë. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, ndërsa një tjetër ndodhet në kërkim.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, katër të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.
D.L
