Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar tre persona për 48 orë, të pandehurit N.H. dhe N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat vrasja e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe A.B., për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Dyshohet se gjatë ditës së sotme, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri të Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran të Vitisë, prej nga janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve brenda afatit ligjor do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale./UBTNews/