UBT News

Plagosja në lagjen “Emshir”, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Një person është arrestuar sot në Prishtinë për vrasjen në tentativë, që ka ndodhur më 8 janar në Prishtinë, ku është plagosur një person.

Policia ka informuar se të dyshuarit i është sekuestruar një armë zjarri, një karikator, katër fishekë dhe një thikë.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën vrasje në tentativë, që ka ndodhë me datën 08.01.2023, në lagjen Emshir, në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person. Hetuesit rajonal kanë ndërrmarë menjëherë veprime operative e hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar, si dhe arrestimin e njërit nga ta. Personi i arrestuar: – I. Q, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”, ka informuar Policia.

Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Exit mobile version