UBT News

Plagosja e dyfishtë në Klinë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar dje nën dyshimet për përfshirje në një rrahje të ndodhur në Klinë. Gjatë përleshjes është shtënë edhe me armë zjarri me ç’rast janë plagosur dy persona. Sipas mjekëve, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar; dy pistoleta, 15 fishekë, dy gëzhoja, një sprej dhe një brisk”, njofton policia.

Exit mobile version