UBT News

Plagoset një person në Skenderaj

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Skenderaj. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, 33-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore  raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga  hetimet  e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj”, njoftoi Zahiti.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet  ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./UBTNews

Exit mobile version