Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Skenderaj. Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas Zahitit, 33-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj”, njoftoi Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./UBTNews