Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se ka plagosur me armë zjarri një person. Policia e Kosovës njofton se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.
Ndërkaq në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë, po ashtu nga i dyshuari është konfiskuar arma revole me njëzetë e tre (23) fishekë 9mm.
“Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./UBTNews