UBT News

Plagoset një person në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se derisa ai ishte duke lëvizur me veturë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, dhe e ka plagosur në këmbë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar./UBTNews

Exit mobile version