Një person është plagosur të mërkurën pas mesnate në Prishtinë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Prishtinë 04.05.2023 – 00:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore”, ka informuar Policia.
Rasti është nën hetime nga njësitë relevante.
Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.