UBT News

Plagoset një person në Fushë Kosovë

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e mërkurë në Fushë Kosovë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Exit mobile version