Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës njofton se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
““Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga tre persona kanë sulmuar viktimat meshkuj kosovarë ku njëri prej viktimave ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, njofton PK-ja.
Viktimat fillimisht kanë pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes e më pas janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK-Prishtinë./UBTNews