UBT News

Plagoset një komandant i lartë i forcave çeçene në Ukrainë

Një komandant i lartë i forcave çeçene të Rusisë që po luftojnë në Ukrainë është plagosur, njoftoi të mërkurën kanali televiziv i ministrisë ruse të mbrojtjes Zvezda, duke cituar shërbimin për shtyp të Dumës shtetërore, dhoma e ulët e parlamentit.

Adam Delimkhanov, i cili është anëtar i Dumës, si dhe komandant i divizionit çeçen të gardës kombëtare ruse, konsiderohet si zyrtari i dytë më i lartë i rajonit kaukazian, pas Ramzan Kadyrov.

Media ukrainase raportoi sot se Delimkhanov u vra në një sulm artilerie në Ukrainën jugore./UBTNews/

Exit mobile version