Një grua është plagosur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast, Ahmeti theksoi se policia ka arrestuar një person të dyshuar.
“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë. Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./UBTNews/