Një fëmijë është plagosur me armë zjarri në Skenderaj. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:43.
“Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Skënderaj. I mituri ka vazhduar tretmanin mjekësor në Mitrovicë dhe më pas është liruar në shtëpi”, njofton PK-ja./UBTNews