Një rast i rëndë është raportuar në Gllogoc, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Sipas njoftimit të policisë, viktima mashkull kosovar, kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Dyshohet se plagosja është shkaktuar nga një person ende i paidentifikuar, i cili është në kërkim nga organet e rendit.
Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa me urdhër të prokurorit janë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Viktima është dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar tretman mjekësor në QKMF Drenas pasi I njejti kishte marr plage ne kembe dyshohet nga arma e zjarrit nga nje person I panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin rast është njoftuar prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve. Viktima me pas është dërguar në QKUK për vazhdim te tretmanit mjekësor.” thuhet në raport./D.B/UBTNews