Kryeministri sllovak, Robert Fico mbeti i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të mërkurën dhe u dërgua në spital.
Ai u godit në stomak pasi u shkrepën katër plumba pranë Shtëpisë së Kulturës së Qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, sipas TA3.
Presidentja sllovake Zuzana Caputova e dënoi sulmin brutal ndaj kryeministrit.
“Jam e shokuar. I uroj shërim të shpejtë kryeministrit Robert Fico”, tha ajo./UBTNews/