Është qëlluar për vdekje një “ekstremist i dhunshëm” në Zelandë të Re pasi plagosi me thikë gjashtë persona në një supermarket në Auklland.
Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi këtë si “sulm terrorist”, i kryer nga një shtetas i Shri Lankës, i cili ishte nën mbikëqyrje.
Ardern tha se sulmuesi i dyshuar, i cili nuk mund të identifikohet, është frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik (IS). Policia e vrau atë brenda 60 sekondave pas sulmit./UBTNews