UBT News

Plaçkitet një barnatore në Mitrovicë

Dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash nga një barnatore dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk ka të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën “Nexhip Draga” në Mitrovicë, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, me të marrë informacionin, njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje.

“Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit sa më parë, si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha ai. 

Exit mobile version