Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë realizuar trajnimin sfidues “Mbijetesa në ujë” – një trajnim i specializuar qe synon përgatitjen e pjesëtarëve të FSK-së për përballje me situata të ndërlikuara në mjedise ujore.
“Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përgatitja profesionale e pjesëtarëve të FSK-së për operacione në ujë, si ne nivel individual ashtu edhe në nivel ekipor”, shkroi në Facebook ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ai tha se gjatë këtij trajnimi, pjesëtarët u aftësuan në teknika të mbijetesës në ujë, not taktik, improvizimin e mjeteve për të mbijetuar në zona ujore, si dhe improvizimin e mjeteve për kalimin e zonave të rrezikshme ujore./D.B/KP