Një pjatë e rrallë e shekullit të 16-të nga një shtëpi në kufijtë skocezë u shit për më shumë se 1 milion funta në ankand.
Kjo copëz arti që i atribuohet Nicola da Urbino – ishte pjesë e shitjes së artikujve të shtëpisë Lowood afër Melrose.
Besohej se kjo copëz arti do ta arrinte çmimin prej 80 mijë deri në 120 mijë funta, por u shit për 1 milion e 40 mijë funta.
Gavin Strang, drejtor menaxhues, tha se ishte “privilegj” që ta realizonte këtë shitje.
Sipas tij, ishte “e papritur ” që një artikull nga një periudhë kaq e hershme e prodhimit maiolica (pjatë porcelani) të dilte në treg.
Lowood House paraqiti koleksionin që e mblodhën nga dy familje – Crum Ewings dhe Hamiltons. Pasuria e Crum Ewing u krijua nga James Ewing, i cili ishte këshilltar dhe deputet i Glasgow në fillim të shekullit të 19 -të. Ai bleu shtëpinë Strathleven në West Dunbartonshire dhe dekoroi shtëpinë e tij me piktura dhe vepra arti – shumë u mblodhën në një turne evropian në vitin 1844.
Pas vdekjes së tij, kjo shtëpi kaloi nën pronësinë e Crum Ewing dhe bashkëshortit të saj, Ian Hamilton. Ata më vonë u zhvendosën në Lowood në vitin 1947. Ata i shtuan elemente të reja koleksionit të artit i cili gjithashtu ishte pjesë e shitjes./UBTNews