Pas disa muajsh spekulime, Google më në fund ka prezantuar Pixel 5a, telefonin e rangut të mesëm i cili do të zëvendësojë Pixel 4a.
Pixel 5a vjen me disa përmirësime të ndjeshme krahasuar me gjeneratën e kaluar ku përfshihen një procesor më i shpejtë, konektivitet 5G dhe dy kamera të pasme të cilat e bëjnë një telefon joshësh në segmentin e mesëm.
Është shumë i ngjashëm në Pixel 4a 5G në aspektet kyçe megjithatë dallojnë në një prej komponentëve kryesorë: Pixel 4a kishte ekran 5.8-inç ndërsa Pixel 5a ka ekran 6.34-inç FHD+ OLED me Always-On dhe HDR.
Mban të njëjtin dizajn edhe pse Pixel 5a është më i gjatë dhe më i trashë për të akomoduar ekranin dhe baterinë më të madhe. Por gjithashtu sjell altoparlantë stereo, skaner të shenjave të gishtërinjve në kapakët e pasëm.
Një tjetër element kyç dizajni është certifikimi IP67, që do të thotë se i reziston ujit dhe pluhurit në thellësinë 1.5 metër për 30 minuta. Mbi të gjitha ka një portë kufjesh 3.5mm.
Në brendësi Pixel 5a fsheh procesorin Snapdragon 765G me 6GB RAM dhe 128GB memorie. Konfigurimi i dyfishtë i kamerave në pjesën e pasme përbëhet nga një sensor kryesor 12.2-megapiksel dhe një sensor me kënd super ëtë gjerë prej 16-megapiksel.
Pjesa ballore në aspektin fotografik bulohet nga kamera selfie 8-megapiksel. Smartfoni ka të gjitha veçoritë e kamerave të modeleve Pixel si Night Sight, Live HDR+, Cinematic Pan dhe Portrait Light.
Pixel 5 vjen me teknologjinë 5G në frekuencat nën-6Ghz që Pixel 4a i mungonte. Së fundi telefoni ka bateri masive prej 4,680 mAh dhe karikim i shpejtë 18-vat. Është bateria më e madhe që Google ka vendosur ndonjëherë në një smartfon Pixel.
Procesori 7-nanometër Snapdragon 765G i shquar për efikasitetin e tij në konsumin e energjisë i siguron smartfonit dy ditë jetëgjatësi baterie por në kushte ekstreme të kursimit të saj.
Ajo që spikat me smartfonët Pixel është versioni Android i pastër dhe e njëjta vlen për Pixel 5a. Shitjet fillojnë nga 26 Gushti në SHBA dhe Japoni me çmim fillestar prej 450 dollarësh, ose 50 dollarë më pak sesa Pixel 4a. /PCWorld Albanian